Silva do të largohet nga City në fund të sezonit NULL NULL 13.01.2026 10:17 13.01.2026 10:17 Siç u zbulua dy muaj më parë, Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City si agjent i lirë në fund të sezonit. Silva, 31-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm në historinë e Manchester City, duke fituar gjashtë tituj lige dhe një Ligë Kampionësh me klubin. Skuadra turke, Galatasaray është aktualisht më e interesuara për të. Por, në orët e fundit po flitet se interesim të madh ka shprehur edhe Juventusi, që po mendon ta sjell në Serie A për edicionin e ardhshëm, sidomos për ta forcuar edhe më shumë skuadrën për Champions League./Klankosova.tv