Xabi Alonso dhe Reali ndajnë rrugët NULL NULL 12.01.2026 18:30 12.01.2026 18:30 Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit. Trajneri spanjoll është larguar nga “Santiago Bernabeu” pas disfatës në finalen e Superkupës mbrëmë nga Barcelona. Ish-menaxheri i Bayer Leverkusenit ishte nën presion muajt e fundit pas rezultateve të pafavorshme dhe mbrëmë e kishte testin e fundit të cilin nuk e kaloi. Arvalo Arbeloa ka zërë vendin e ish-bashkëlojtarit të tij te Spanja. /Klankosova.tv