Uji përmbyt shtëpitë, marketet dhe ambulanten e Fortesës së Rahovecit (VIDEO) NULL NULL 06.01.2026 19:44 06.01.2026 19:44 Nga vërshimet e ujit të martën e 6 janarit u zgjuan edhe banorët e shumë fshatrave të Rahovecit. Reshjet e shiut ua sollën lumin para shtëpive edhe banorëve të Fortesës e Dejnit. Kryetari i fshatit Fortesë, Elmi Popaj pohon se pothuajse çdo vit mbi 50 shtëpi të këtij fshati përmbyten nga uji. Përveç shtëpive, uji sivjet vërshoi edhe ambulancën e fshatit. E Gëzim Gashi sajoi një barrikadë për ujin që të mos i futet në oborrin e shtëpisë, raporton Kiks Kosova. Në betejë me ujin ishte edhe një banor i Dejnit. Masar Bytyqi qëndroi nga ora 2 e mëngjesit duke u përpjekur të ruante biznesin e tij që po vërshohej. Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Besa Bytyqi nga ora 3 e gjysmë e mëngjesit qëndroi në terren me zjarrfikësit dhe policinë. Gjendja alarmante që u shkaktua nga reshjet, u bë shkas që Komuna e Rahovecit të formojë Shtabin Emergjent, i cili do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve. /Klankosova.tv