Komuna e Malishevës apel qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë NULL NULL 06.01.2026 09:38 06.01.2026 09:38 Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera. Si pasojë e këtyre reshjeve shumë rrugë janë bllokuar. “Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës.