Balaj: Nëse shkojmë sërish në zgjedhje do ndodhin bllokada të reja (VIDEO) NULL NULL 06.01.2026 09:30 06.01.2026 09:30 Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se Vetëvendosjes nuk i leverdisë të shkohet sërish në zgjedhje. Në emisionin “Ora Shtatë”, Balaj tha se VV-së nuk i konvenon një situatë e tillë nga varianti financiar, i imazhit dhe asaj që mund të ndodhin bllokada të reja, transmeton Klankosova.tv. “Nuk na leverdisë në asnjë variant një proces i ri elektoral. As në variantin financiar, as në variantin e imazhit, ndodhin bllokada të reja, akumulohen problemet”, tha Balaj. Megjithatë, Balajt i replikoi ashpër gazetarja Ardiana Thaçi, e cila ia shtroi pyetjen: “Qysh bllokadë kur e ka shumicën absolute?”. Në ndërkohë, Balaj tha se VV nuk e ka shumicën absolute por shumicën e thjeshtë.