Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Opozita nuk është perceptuar si shpresë”, Bytyqi: Dështoi në konceptimin politik (VIDEO)

NULL NULL
05.01.2026 09:01
Avokati Asdren Bytyqi

Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se partitë opozitare kanë dështuar në konceptimin e tyre politik, pas rezultateve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Duke folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Bytyqi tha se opozita nuk ka arritur të ofrojë një alternativë të besueshme politike për qytetarët.

“Sipas mendimit tim, kanë dështuar pothuajse të gjitha partitë opozitare, si në konceptimin politik ashtu edhe në alternativën që kanë ofruar për këto zgjedhje. Vota e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje ka disa elemente treguese, dhe njëri prej tyre është fakti se opozita nuk është perceptuar si shpresë dhe nuk ka arritur të kapitalizojë zhgënjimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve, e cila kishte nisur që më herët me qeverisjen Kurti”, tha Bytyqi./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme