Një film për Adele, ja aktorja që do ta portretizojë këngëtaren NULL NULL 05.04.2016 10:25 05.04.2016 10:25 Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme me muzikën e saj, duke thyer rekorde shitjesh të albumit të fundit, “25”. Dhe Adele ishte sërish në formë kur para turmës nën Londër, foli për thashethemet se aktorja australiane, Rebel Wilson do ta luajë këngëtaren në një film që do të realizohet për të. 27 vjeçarja u është përgjigjur me humor thashethemeve për filmin e ri që do të bëhet për të duke thënë se u duhet leja e saj. Australianja komediane Rebel që është 36 vjeçare, është e njohur për rolet e saja të personazheve qesharake, por ajo po shpreson të luajë Adele në një film që do t’i ndihmonte ta dëshmonte se ajo është një “aktore serioze”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.