“Pirati” spektakolar këtë edicion, Mallorca publikon nëntë golat e tij (VIDEO) NULL NULL 29.12.2025 15:18 29.12.2025 15:18 Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Foto: Arkiv Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. “Pirati”, është në mesin e tre golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon. Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës, i ka shënuar 9 gola deri tash duke qenë i papërmbajtshëm për kundërshtarët. Dhe klubi ku aktualisht ai luan, e ka publikuar një video ku janë përfshirë krejt golat e sulmuesit prizrenas në këtë edicion.