Liverpool ofron 20 mln euro për sulmuesin e Juventusit NULL NULL 24.12.2025 20:23 24.12.2025 20:23 Liverpool ka hedhur një hap konkret për transferimin e Dusan Vlahovic, duke ofruar rreth 20 milionë euro për sulmuesin e Juventusit. Klubi anglez kërkon një zëvendësues urgjent pas dëmtimit të Alexander Isak, i cili do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit, raporton Klankosova.tv. Vlahovic ka kontratë deri në fund të sezonit dhe nuk pritet të rinovojë me Juven, çka e shtyn klubin italian të mendojë për shitjen në janar. Premier League shihet si destinacion i preferuar për sulmuesin, ndërsa Liverpool i ofron rol titullari dhe projekt ambicioz.