Djali i Rob Reiner ishte diagnostikuar me skizofreni disa javë para se t’i vriste prindërit NULL NULL 19.12.2025 20:59 19.12.2025 20:59 Nick Reiner po akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit Rob Reiner dhe fotografes, Michele Reiner, në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Tani po del që ai ishte diagnostikuar me skizofreni disa javë para ngjarjes dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij me arsyet e çrregullimit mendor. Policia thotë se Reiner, pas vrasjeve, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua më vonë në Exposition Park. Ai për më tepër raportohet të ketë ndier efekte negative nga ilaçet që po përdorte kundër skizofrenisë.