13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet në QKUK NULL NULL 18.12.2025 10:20 18.12.2025 10:20 Një rast tronditës ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga mjetet piroteknike. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, derisa patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor. “Më datë 17.12.2025, rreth orës 16:50, policia ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili, sipas mjekëve, kishte pësuar lëndime në duar nga mjete piroteknike. Pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor”, tha Veseli. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”. Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar ende.