Amerika uron kreun e ri të SPAK-ut NULL NULL 11.12.2025 20:54 11.12.2025 20:54 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Kloadian Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK-ut. Në një reagim të ambasadës amerikane në Tiranë rreth zgjedhjes së tij theksohet se presin të vazhdojnë partneritetin me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës” “ Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thonë nga kjo ambasadë, transmeton Klankosova.tv.