Hasani për Hamzën: Njerëzit e shohin si njeri të fjalës – kur thotë “po”, e realizon (VIDEO) NULL NULL 10.12.2025 23:54 10.12.2025 23:54 Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Nait Hasani tha se njerëzit e shohin Bedri Hamzën si njeri të fjalës. Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Hamza është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin. “Njerëzit kanë besuar edhe më herët, por edhe tash që Bedri Hamza është kandidat i mundshëm, është më i mirë, për shkak të atyre vendimeve që i ka marrë dikur, me pagat, rritjen e pagave”. “Tani ata e shohin që është njeri i fjalës, që është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin, është njëri që nuk lëshon fjalë e nuk i bën veprimet”, tha ai. Tutje, Hasani u shpreh se ka një motiv që e rrit frymën e besimit për fitore. “Kështu që në këtë drejtim, është ky motivi që e rrit frymën për një të ardhme dhe për një besim për ta arritur qëllimin për t’i fituar zgjedhjet”, tha ai./Klankosova.tv