Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arifi: Limaj do duhej të ishte më racional, më mirë të humbësh pak e të fitosh shumë (VIDEO)

NULL NULL
07.12.2025 18:33

Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare ka folur në lidhje me negociatat që i ka bërë kreu i Nismës, Fatmir Limaj për koalicionet e mundshme.

Ai tha se asgjë nuk është e vështirë të arrihet, por sipas tij, problemi është se pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të dyja palët gjatë negociatave.

“Nuk është e vështirë të arrihet asgjë në politikë, por problemi është se pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të dyja palët. Mirëpo, në fund të ditës në tavolinë kur bisedohet është pesha e secilit se sa vlen, ose si parti, ose si individ dhe në këtë rast, pesha e Nismës nuk është shumë e madhe në raport me kërkesat që i ka, është e kundërta e asaj që ndodh në praktikë”, tha ai.

Arifi në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se Limaj do të duhej të tregohej më racional në mënyrë që të arrihej një kompromis.

“Mendoj që z.Limaj do të duhej të ishte më racional, për nga natyra është shumë racional dhe pragmatik. Ai ishte i gatshëm që të ulej me VV-në, të cilës e kanë fyer 365 ditë në vit dhe me PDK-në do ta kishte shumë më lehtë për të negociuar dhe për ta gjetur një kompromis. Ndonjëherë është më mirë me humb pak, e me fitu shumë, se me kërku shumë e mos me fitu aspak. Kjo është logjika, e cila te ne partitë politike nuk po dinë me e alaboru gjatë negociatave”, tha ai.

Mirëpo, për orët në vazhdim, ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë se mund të shohim ndonjë ndryshim.

“Në këtë rast, Fatmir Limaj do të duhej të negocionte në këtë mënyrë, ose nuk e di se si ka negociuar, por po vërehet se diçka nuk ka lëvizur, por edhe këto orë mund të jemi dëshmitar që mund të ketë ndonjë ndryshim eventual”, u shpreh Arifi.

Ndërkaq, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas tij, Vetëvendosja do të ketë rënie.

“Mendoj që do të ketë një rënie të lehtë për Vetëvendosjen, pra mund të sillet diku prej 38 deri në 40. Kjo do të ishte ajo reale. Ka kohë deri më 28, mund të ndryshojnë shumë gjëra, ende nuk e kemi parë se çfarë qasje do t’i japin partitë e tjera shqiptare, çfarë programi do të prezantojnë, duke parë që Vetëvendosja nuk po flet ende për program”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme