Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Qen, i poshtër”, Policia dyshohet për keqtrajtimin e qytetarit në Gjilan (VIDEO)

NULL NULL
06.12.2025 22:08

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet ku një zyrtar policor e arreston, ndërsa bashkë me të është edhe një grua në vendin e ngjarjes, e cila s’dihet nëse është police.

Të dy shihen duke e goditur të riun, njëri në trup e tjetri në kokë, dhe i drejtohen me fjalët “Qen”, “I poshtër, marre duhet me të ardhë”.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk dihen, përfshirë edhe arsyen e arrestimit të qytetarit, por redaksia ka kërkuar informacione nga Inspektorati Policor i Kosovës. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme