Kane dhe Bayerni “tmerrojnë” Stuttgartin, dështon Leverkuseni NULL NULL 06.12.2025 17:43 06.12.2025 17:43 Bayern Munchen ka fituar ndaj Stuttgartit me rezultat 0-5 në javën e 13-të të Bundesligës. Protagonist edhe një herë ishte Harry Kane që shënoi tre gola ndaj të Bardhëve, ndonëse u inkadrua tek në minutën e 62-të. Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni humbi në transfertë nga Ausburgu, 2-0. Bayerni rrit diferencën me 11 pikë ndaj RB Leipzigut, me 37 sosh në krye të tabelës, teksa Leverkuseni rri i katërti me 23 sosh.