Superkupa italiane 2025, zbulohet topi zyrtar i ndeshjes NULL NULL 02.12.2025 15:12 02.12.2025 15:12 Gold Lega Serie A dhe Puma kanë zbuluar topin e ndeshjes që do të përdoret në Superkupën e ardhshme italiane. Edhe sivjet Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Riad nga 18 deri më 22 dhjetor, për edicionin e 38-të të EA SPORTS FC, një garë që do të zhvillohet me një format me katër ekipe, i cili përfshin dy gjysmëfinale eliminatore (Napoli kundër Milan më 18 dhjetor 2025 dhe Bologna kundër Inter më 19 dhjetor 2025) dhe finalen më 22 dhjetor 2025. Pamja premium e PUMA Orbita me ngjyrat Gold feston përsosmërinë sportive të katër klubeve pjesëmarrëse në garë.