Trafiku Urban vazhdon grevën deri në shlyerjen totale të borxheve (VIDEO) NULL NULL 01.12.2025 10:25 01.12.2025 10:25 Trafiku Urban Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, ka bërë të ditur se protesta e transportuesve publikë dhe privatë do të vazhdojë edhe sot me fillim nga ora 10:00. Në emisionin “Fol me Arin”, Gashi tha se tani po pritet alokimi i mjeteve financiare, pas vendimit të Kuvendit Komunal për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, ai iu kërkoi falje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që shfrytëzojnë shërbimet e tyre. “Fillimisht detyrohem të iu kërkoj falje pasagjerëve të Prishtinës të cilët i shfrytëzojnë shërbimet tona. Është bërë një javë që kemi hyrë në protestë për shkaqe tona, dhe jo për shkak të pasagjerëve”. “Protesta fillon nga ora 10:00, pra vazhdon edhe sot. Presim alokimin e mjeteve për vendimin që e kanë marrë Kuvendi Komunal, për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025”, tha Gashi. Pos tjerash, Gashi tha se borxhi i komunës ndaj Trafikut Urban është afro 2 milionë euro. “Borxhi i komunës ndaj neve është 1 milion e 800 mijë euro”, tha ai.