Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë: Një person tentoi ta vrasë me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë

NULL NULL
30.11.2025 08:42

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një burrë ka tentuar të vrasë të fejuarën e tij me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Pas trajtimit fillestar në QKMF, ajo është dërguar në QKUK, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i  fejuari i saj me të cilin po bashkëjetonte.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme