Lushaku: VV votoi se s’pati çare, keni me ikë prej pushtetit se jeni hajna! NULL NULL 27.11.2025 18:29 27.11.2025 18:29 Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, i ka reaguar Vetëvendosjes pasi u votua bartja buxhetore në Komunën e Prishtinës. Sipas saj, VV-ja nuk pati qare pa votuar për, duke i quajtur tutje sabotues e bllokues, e madje edhe ‘hajna’, transmeton Klankosova.tv “VV votoi bartjen buxhetore të Prishtinës sot, se nuk pat qare! A po menoni, që qytetarët e harrojnë që, pa protesta, VV as në seanca nuk vinte me votu buxhetin?! A nuk ju kujtohet shefi juj qysh i ka shkulë mikrofonat në seancë për buxhetin? Tash kur e patë që qytetarët protestuan e dojnë me ju dënu më 28 dhjetor, erdhët dhe i votuat. Mbajeni në mend, qytetarët kanë me ju detyru me ikë prej pushtetit, se jeni sabotues e bllokues; për ma shumë jeni hajna: s’po e them unë, po kallxoi Berat Lahu sot, asambleisti i VV-së. “ /Klankosova.tv