Kush është gjakovari që po fiton në kurriz të Big Brother? (VIDEO) NULL NULL 27.11.2025 19:51 27.11.2025 19:51 Kur sytë e veshët janë nga reality show Big Brother, mashtruesit nuk e lënë të u ikë kjo mundësi. E mashtrime të tilla, zor të iu ikin sinjalizuesve të KIKS Kosovës. Një faqe e një dyqani që shet elektronikë në Gjakovë, po shet resiverë me 450 kanale në mënyrë ilegale, ku ndër ta janë edhe dy kanalet që transmetojnë Big Brother për 24 orë. Në këtë mënyrë, ky dyqan po shet transmetimin e kanaleve për të cilët duhet paguar shuma parash, në të kundërt kalon në vjedhje të kontentit. Ekipi i KIKS Kosovës mënjëherë filloi kontaktin me këtë faqe, ku si qytetar që kërkon të blejë produktin po mblidhte më shumë informacione. BISEDA GRAFIKË/ LEXOHET Gazetarja: Mirdita, deshta me ju pyet për atë smartbox m’ka dalë në feed. A mundesh me m’kallxu qysh funksionon? Faqja: Me anë të kabllos hdmi qe ka paisja e lidh tv tuaj. Më pas e lidh me ëifi të shtëpisë. Nga kjo faqe konfirmohet se kjo paisje jep qasje në kanalet e BigBrother dhe të kanaleve të tjera nacionale. BISEDA GRAFIKË/ LEXOHET Gazetarja: A e ka bigbrother? Faqja: Po të gjitha, po ashtu edhe fermën. Gazetarja: E kanalet shqip, kto KTV, Klan Kosova a janë? Faqja: Po tani po të nisi kanalet. Gazetarja: Okej, nismi t’lutem. Tutje ky dyqan jep më shumë informacione se si aktivizohet kjo paisje dhe se mund të përdoret në cdo vend të botës. BISEDA GRAFIKË/ LEXOHET Dmth vec e shtin kabllon edhe bon. E sa ka afat kjo a qysh shkon? Apo e paguan vëc një herë edhe t’bon gjithmonë? Faqja: Po ashtu Gazetarja: A bon në krejt komunat apo? Se e pashë që pikën me e ble e kishit në Gjakovë. Faqja: Patjëtër, në cdo vend të botës. Vetëm rrjetin e internetit duhet ta keni të fortë. Gazetarja: Në rregull, shumë mirë. Vec në Gjakovë duhet me ardh me e ble a? Faqja: Mundem edhe me postë me ta dergu. Gazetarja: Okej te shoh pra, faleminderit shume. Për të vërtetuar gjithcka, ekipi i KIKS Kosovës mori rrugën për në dyqanin Digital Computers në Gjakovë. Edhe në takimin me punëtoret e dyqanit, gazetares iu dha informata se si funksionon kjo paisje që kushton nga 30 deri në 45 euro. Me 35 euro në dorë, gazetarja blen paisjen që mban brenda kanalet që po shiten në mnëyrë ilegale. Ani pse produkti po shitet tash e sa kohë, kur gazetarja kërkon kuponin fiskal, punëtorja i thotë se nuk lëshojnë.