Zyrtare: Afrim Tovërlani rikthehet te FC Prishtina pas 11 vitesh NULL NULL 25.11.2025 12:44 25.11.2025 12:44 Pas një mungese prej 11 vitesh, Afrim Tovërlani rikthehet te FC Prishtina si trajner i skuadrës. “Toki” ka vendosur të kthehet aty ku ka lënë gjurmë të thella si trajner i kryeqytetasve. FC Prishtina e përshkruan rikthimin e tij si një hap të rëndësishëm për të forcuar skuadrën dhe për të rikthyer atmosferën fituese në klub. Me përvojën e tij të madhe dhe njohurinë e futbollit vendor, Tovërlani pritet të japë një ndikim të menjëhershëm në skuadër, duke udhëhequr lojtarët drejt sfidave vendimtare për këtë sezon. Ky rikthim vjen si një lajm i gëzueshëm për tifozët, të cilët e mbajnë Tovërlanin në zemër si një nga figurat më të dashura të historisë së klubit.