Rajoni i Prishtinës nuk gjen qetësi – Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje NULL NULL 25.11.2025 09:13 25.11.2025 09:13 Foto ilustruese, dhunë në familje Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Ky fenomen që nuk është i panjohur në Kosovë, po ka rritje të vazhdueshme, transmeton Klankosova.tv. Derisa sipas Policisë, rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë e Podujevë. Në pranga kanë rënë tre të dyshuar, derisa vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje. Më poshtë gjeni rastet e raportuara në Polici: Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë / Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Fushë Kosovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.