Zaha Hadid, gruaja që ndryshoi arkitekturën NULL NULL 31.03.2016 18:48 31.03.2016 18:48 Një nga simbolet e arkitekturës moderne, britanikja me origjinë irakiane, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, por pas ka lënë trashëgimi të çmuar në fushën të cilës ia kushtoi jetën. Zaha Hadid, një nga arkitektet më të jashtëzakonshme – dizajnet e së cilës përfshijnë edhe Qendrën Ujore për Lojërat Olimpike Londra 2012, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. E lindur në Irak, Hadid që është një nga simbolet e arkitekturës moderne, ka vdekur pas një arresti kardiak në një nga spitalet e Miami, ku po trajtohej për bronchitis, njofton Klan Kosova. Puna e saj shihet në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa vet ajo është e para femër që e ka marrë medaljen e artë nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve të Britanisë. Hadid ka lindur në Baghdad më 1950, ndërsa është bërë simbol i arkitekturës moderne në Britaninë e Madhe, megjithëse për vjet të tëra ka dështuar në konkurse të ndryshme të arkitektëve. Qeveria irakiane e ka cilësuar vdekjen e saj si “humbje të pariparueshme për shtetin e Irakut dhe botën mbarë”. Më 1979 Hadid ka filluar punën në Londër, duke hapur zyrën e saj Zaha Hadid Architects, ndërsa ka fituar reputacion në mbarë botën për punën e saj të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të botës, si në Kinë, Gjermani, e Uells. Famë së pari ka marrë me Stacionin e Zjarrëfikësve Vitra në Weil Am Rhein në Gjermani. Projekte tjera të rëndëishme të saj janë: Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit të 21-të në Romë, Qendra Ujore në Londër dhe Keyder Aliyev në Baku. Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit të 21-të në Romë Qendra Ujore në Londër Keyder Aliyev në Baku Për më shumë, në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni arkitekten të flasë për punën që ka bërë ajo në studion e saj – në rrugëtimin drejt të kthyerit në simbol të arkitekturës moderne.