“Old Trafford”, arena e përballjes Manchester United – Everton NULL NULL 24.11.2025 13:32 24.11.2025 13:32 Sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të javës së 13-të në “Old Trafford” do të përballen Manchester United dhe Everton. Të dyja skuadrat nuk kanë edhe aq ecuri të mirë në këto javë. “Djajtë e kuq” në 11 javët paraprake ka arritur të grumbullojë 18 pikë, pesë fitore, e po ashtu i ka edhe tri barazime dhe tri humbje dhe renditen në vendin e 10-të, njofton Klankoosva.tv. Derisa të kaltrit nga Liverpooli, janë të 13-tit me 15 pikë duke marrë katër fitore, tri barazime dhe pësuar katër herë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në rrugëtimin e tyre në këtë edicion. Loja transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës Artmotion.