Haradinaj argumenton pse data 21 dhjetor ishte më e përshtatshme për zgjedhje (VIDEO) NULL NULL 20.11.2025 21:06 20.11.2025 21:06 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar 28 dhjetorin si datën kur do të duhet mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme. PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, preferuan 21 dhjetorin si datë kurse Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo, 28-shin. Por, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, arsyetoi se pse data 21 është më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet. “Është ende para Krishtlindjeve, dihet që një numër i mekanizmave ndërkombëtarë ende janë në punë, është vikendi i fundit dhe me datën 22 munden me udhëtu me nxanë vazhdimin e pushimit të tyre. Kemi nevojë për një lloj vlerësimi nga të gjitha anët. Po ashtu ka edhe përparësinë e ardhjes të mërgimtarëve kjo datë, pushimet dimërore fillojnë prej datës 18”, deklaroi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.