Akuzohen se mashtruan mbi 70 fermerë dhe morën 600 mijë euro – asnjë ditë paraburgim (VIDEO) NULL NULL 20.11.2025 20:11 20.11.2025 20:11 Janë bërë gati 9 vjet që kur Valmir Hajrullahu, Freskim Buqaj e Saranda Dobruna po akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe mashtrim. Prokuroria Themelore në Prishtinë po i akuzon ata se përmes organizatës joqeveritare QAD kanë mashtruar rreth 70 bujq e blegtorë në Kosovë duke u marrë para me premtimin për grante e subvencione. Sipas aktakuzës të ngritur në shkurt të 2017-ës, me këto veprime, ata po akuzohen se kanë përfituar rreth 600 mijë euro. Megjithatë, as Valmiri si drejtor, e as bashkëpunëtorët e tij, Freskimi e Saranda, nuk e kanë mbajtur asnjë ditë paraburgim për këtë rast. Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj tre të rinjve, po cilësohet e mangët nga dikush. Është pikërisht mbrojtësi i drejtorit të kësaj organizate, Valmir Hajrullahut, avokati Musa Damati, i cili tha për Kiks Kosovën se aktit akuzues i mungojnë lidhje mes fakteve dhe provave. Sipas tij, aktakuzës i mungon edhe lidhja kauzale, e cila dëshmon se veprimet e Valmirit, në këtë rast, u kanë shkaktuar dëm fermerëve. Për veprat për të cilat akuzohet, Damati thotë se Valmiri nuk ka qëndruar asnjë ditë në paraburgim. Ndiqni detajet në videon e mëposhtme: