Bashkimi fiton betejën e të pamposhturve, Peja bie në “Sezair Surroi” NULL NULL 15.11.2025 20:56 15.11.2025 20:56 Bashkimi nuk njeh humbje pas gjashtë javëve të para në Superligën e Kosovës në basketboll. Ata këtë herë mundën Pejën në “Sezair Surroi”, duke ua shkaktur humbjen e parë këtyre të fundit. Prizrenasit avancuan gjatë tre çerekëve, por në të katërtin pejanët arritën të barazojnë rezultatin në 71-71. Sidoqoftë, Arpaxhikët u këndellën sërish dhe arritën të triumfojnë me rezultat 83-79. Kësisoj, Bashkimi mbetet i pari në tabelë me 12 pikë, teksa pejanët në të dytin me vetëm një më pak.