Tragjedia në stacionin e autobusëve në Stokholm, tre të vdekur NULL NULL 14.11.2025 21:43 14.11.2025 21:43 Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, thotë policia suedeze. Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimave. Nuk është e qartë nëse kishte pasagjerë në bord. Rrethanat e aksidentit të së premtes në rrugën Valhallavägen në kryeqytetin suedez mbeten të paqarta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Shoferi i autobusit po merret në pyetje dhe një hetim për vrasje të paqëllimshme është hapur si çështje rutine.