Aro Muric: E dua popullin dhe kulturën e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 12.11.2025 23:52 12.11.2025 23:52 Portieri dardan, Arijanet Muric në FFK Podcast ka folur për karrierën e tij në futboll, dashurinë dhe rrugën e tij drejt suksesit. Ai foli edhe për lidhjen e tij me Kosovën, duke potencuar se e do popullin dhe kulturën e vendit që e përfaqëson. “Sa herë që vij dhe luaj për vendin tim, gjithmonë jap 100 për qind sepse e dua popullin dhe kulturën tonë . E ndjej vetën pjesë e këtij shteti, në të kundërtën nuk do ta vishja fanellën e Kosovës”, tha Aro, transmeton Klankosova.tv Muric foli edhe për periudhën e tij në Manchester City, dhe përmendi se futbollistët Rahem Steerling e Kyle Walker te “Qytetarët” ishin më të hapur. Derisa për Pep Guardiolan tha se ishte i mrekullueshëm. “Pep ishte i mrekullueshëm për mua, pra natyrisht i lojtar i ri nganjëherë i bën disa gjëra jo të mira, por Pep thoshte gjithë se “do ta mësoj”, ishte gjithmonë pozitiv, nuk i dënonte lojtarët. Aro kujtoi se ndeshja e parë me Kosovën ishte para shtatë vitesh kundër Azerbejxhanit. /Klankosova.tv