Sulmuesi i talentuar pa minuta te Reali, arrin marrëveshje me klubin francez NULL NULL 12.11.2025 12:17 12.11.2025 12:17 Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos. 19 vjeçari që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra Braziliane Palmeiras, nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos. Ai ka zhvilluar vetem një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta. Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick, ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026, transmeton Klankosova.tv. Sot gazetari italian ka cituar burimet e ‘El Globo’, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit.