Urdhërohet rifillimi i numërimit të votave në Mitrovicë NULL NULL 11.11.2025 14:09 11.11.2025 14:09 Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të rifillojë numërimi i votave në këtë komunë. “Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftimin e organit të akuzës thuhet se për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit. KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin Urdhërohet ndërprerja e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicë