Christopher Hill, përfundon ditën e parë të dëshmisë në Hagë NULL NULL 10.11.2025 17:54 10.11.2025 17:54 Chritopher Hill Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. I thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Hill pritet të dëshmojë për plot katër ditë, transmeton Klankosova.tv. Gjatë dëshmisë së sotme, Hill u bë dëshmitari i radhës së deklaroi se Thaçi nuk kishte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pos tjerash, diplomati amerikan foli edhe rreth marrëveshjes së Rambujesë, ku sipas tij, Thaçi një propozim të atëhershëm nuk ishte në gjendje ta pranonte, për të vetmen arsye, nuk përfshihej në dokument Pavarësia e Kosovës. Gjatë dëshmisë së tij pro-Thaçit, Hill deklaroi po ashtu se takimi mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit ishte inkurajuar nga amerikanët. Në linqet e mëposhtme, mund të gjeni raportimet e Klankosova.tv gjatë gjithë dëshmisë së Hillit: Nis dëshminë e tij diplomati Christopher Hill Hill zbulon takimin e parë me Rugovën: U pamë në shtëpinë e ambasadorit amerikan “Më telefonoi Albright”, Hill tregon si nisi përfshirja e tij në luftën e Kosovës Hill: Takimi i Rugovës me Millosheviqin u inkurajua nga amerikanët Kontaktet e para të amerikanëve me UÇK-në, tregon Christopher Hill Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, Hill: Sikur e dha dritën jeshile për sulmin ndaj familjes Jashari Hill: UÇK nuk donte të negocionte me serbët, synim kishte sigurimin e Pavarësisë E thotë edhe Hill në Hagë: S’kishte asnjë bazë që Hashim Thaçi kishte kontroll mbi UÇK-në Hill thotë se vetëm nga Millosheviqi i dëgjoi pretendimet se Thaçi ka kryer tortura Hill për Thaçin: Nëse do pranonte propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, më tha se e vrasin