Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leo Messi vizitoi fshehurazi stadiumin e ri të Spotify Camp Nou

NULL NULL
10.11.2025 17:37

Lionel Messi vizitoi së fundmi stadiumin Camp Nou dhe tani është zbuluar se ai personalisht kontaktoi menaxhmentin e klubit për ta bërë këtë të mundur.

Sipas COPE, vetë ylli argjentinas kërkoi leje nga stafi për qasje në Spotify Camp Nou.

Klubi pranoi menjëherë dhe e mirëpriti pa hezitim, shkruan Klankosova.tv 

“Mbrëmë u ktheva në vendin që më mungon me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur”, tha Messi.

“Messi do të jetë gjithmonë më shumë se një mysafir i mirëpritur te Barça”, ishte mesazhi që klubi i përcolli Lionelit.

Ndërkohë, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, kohët e fundit foli për thashethemet rreth një transferimi të mundshëm që përfshin Lionel Messin.

Kur u pyet për këto spekulime, ai deklaroi se klubi ka arritur në një nivel ku edhe nënshkrime të tilla mund të merren seriozisht në konsideratë. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme