Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koci: Gara më e fortë në raundin e dytë do të jetë në Prishtinë dhe Mitrovicë (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2025 17:55

Politologu Melazim Koci ka theksuar se gara më e madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahet nesër më 9 nëntor, do të zhvillohet në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Jugut.

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, Koci ka deklaruar se kjo shihet edhe në vizitat e shumta që liderët e partive politike kanë bërë bashkë me kandidatët për kryetarë të komunave, transmeton Klankosova.tv.

“Është evidente, dhe çdo qytetar i Kosovës e di, se gara më e madhe është në Prishtinë dhe Mitrovicë, edhe për shkak të paqartësisë së epilogut. Ditëve të fundit kemi parë se në Mitrovicë kanë zbarkuar liderët e të gjitha partive politike, kryeministri në detyrë dhe të gjithë ministrat në detyrë. Më duket se ka mbetur vetëm presidentja Vjosa Osmani për të vizituar Mitrovicën”, ka thënë ai.

“Është pak e çuditshme ky zjarrmi, gjithë kjo energji që shpenzohet në zgjedhjet lokale në Kosovë. Mendoj se këtu do të zhvillohet beteja kryesore, në kuptimin se kush do të dalë fitues. Në epilogun përfundimtar në Prishtinë dhe Mitrovicë, do të ketë shumë rëndësi fakti se kush do të arrijë të mobilizojë të rinjtë”, ka shtuar Koci.

Ai gjithashtu theksoi se çdo herë në balotazh numri i votuesve është relativisht i vogël. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme