Mbaron aksioni i kërkimit për të zhdukurin në Gjilan, deklarohet policia NULL NULL 08.11.2025 14:28 08.11.2025 14:28 Foto ilustruese Ka mbaruar aksioni i kërkimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai bëri të ditur se aksioni mbaroi në momentin që është gjetur vetura nga Policia e Kosovës. Të njëjtit janë duke e hetuar rastin, ndërkaq, për momentin bëhet e ditur se nuk ka të lënduar e as të dyshuar. “Ka mbaruar aksioni, Policia e Kosovës një veturë është gjetur për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. S’ka të lënduar e as të dyshuar”, tha Ismet Hashani për Klankosova.tv