Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 07.11.2025 14:29 07.11.2025 14:29 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte sot për vizitë pune në Helsinki të Finlandës. Në një postim në platformën X, ai ka deklaruar se vizita u organizua nga Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës. “Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Sorensen. Në fund, ai ka pohuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi. /Klankosova.tv