I dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë kishte plagë nga arma e zjarrit NULL NULL 07.11.2025 09:18 07.11.2025 09:18 Policia e Gjakovës ka dalë me detaje lidhur me arrestimin e 42-vjeçarit Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës. I dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25, i cili pas arrestimit është dërguar për trajtim mjekësor, pasi i njëjti kishte pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit, raporton Klankosova.tv. “Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotëme Prokurorin e Shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë. Dy armë zjarri u gjetën në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc