Skandal: Mbeturinat hidhen në lumë, banorët qe 21 vjet jetojnë me ujëra të zeza (VIDEO) NULL NULL 06.11.2025 19:19 06.11.2025 19:19 Fshati Landovicë u bë pikëqendër për deponinë regjionale e cila u shërben 6 komunave të cilat deponojnë mbeturina aty: Prizrenin, Gjakovën, Malishevën, Suharekën, Mamushën dhe Rahovecin. Por Kiks Kosovën, një banor i asaj ane e lajmëroi për një problem të brendshëm të kësaj deponie. Sipas banorit anonim, flitet në fshat që ujërat e ndotura të deponisë hidhen në lumin e fshatit përmes një tubi. Pas këtij mesazhi, ekipi mori rrugën për në Landovicë dhe u takua me disa banorë të cilët ndanë ankesat e tyre që i kanë ndër vite në lidhje me deponinë. Sipas Ramadan Jahajt, edhe ai vetë thotë të ketë dëgjuar që natën deponia e lëshojnë rezervuarin për të shkuar ngado. Sipas Jahajt, frika e tyre më e madhe është që deponia është duke u zgjeruar ndonëse ka 21 vjet që operon. Andaj rreziku i ndotjes së ujit të pijshëm për banorët është tejet i lartë. Të njëjtin shqetësim e ka edhe kryetari i fshatit Landovicë, Faik Berisha. Sipas tij, i tërë fshati kanë qenë kundër ndërtimit të deponisë edhe në 2004-ën por që zërin e tyre nuk e dëgjoi askush. Në pyetjen e Kiksit se nëse ka dëgjuar për fenomenin e derdhjes së ujërave të ndotura në lumin e fshatit, Berisha nuk e beson me faktin që në deponi ka punëtorë të vetë fshatit. Kronikën e plotë ndiqeni më poshtë: