Forca të shumta policore në fshatin ku u vranë dy vëllezërit, aktivizohet edhe Njësia K9 NULL NULL 06.11.2025 14:57 06.11.2025 14:57 Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, zyrtarët e Policisë së Kosovës tashmë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, raportoi se forca policore janë vendosur si në hyrje të fshatit, ashtu edhe në zonën ku ka ndodhur vrasja. Ato po kryejnë kontrolle dhe hetime në terren. Ndërkohë, i dyshuari nga Drenasi, Astrit Isufi për vrasjen e dy vëllezërve gjendet ende në arrati.