Ferronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi NULL NULL 05.11.2025 16:07 05.11.2025 16:07 Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli Complex”, ka nxjerrë vendim për largimin nga puna të 358 punëtorëve, raporton Klankosova.tv Drejtori menaxhues e aprovoi vendimin për zbatimin e largimit kolektiv të këtyre të punësuarve, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, thuhet se largimi i tyre është vendosur me qëllim që të mos thellohet kriza financiare. Ndër të tjera është përmendur edhe pushimi i aktiviteteve prodhuese, për shkak të rritjes së kostove, sidomos rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila ka ndikuar negativisht në pozitën financinare, theksohet në dokument, njofton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka tentuar gjatë ditës të marrë një konfirmim nga Ferronikeli, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.