Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga “Rrezja” në Butovc në gjendje të mjerueshme, ankohen banorët

NULL NULL
04.11.2025 14:42

Banorët e lagjes “Rrezja” në Butovc janë shprehur të pakënaqur me gjendjen e rrugës, e cila, sipas tyre, është bërë pothuajse e pakalueshme, sidomos gjatë ditëve me shi.

Ata i janë drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se rruga ishte shtruar vetëm me zhavorr, por me kalimin e kohës është dëmtuar plotësisht.

Sipas banorëve, gjatë verës rruga mbulohet nga pluhuri i dendur, ndërsa në dimër bëhet e vështirë për t’u kaluar për shkak të borës dhe baltës.

lajme të ngjashme