Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Propozimi i Kurtit: Unë ministër i Jashtëm, Konjufca kryeministër

NULL NULL
04.11.2025 12:48

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë nga kjo parti, tha se janë marrë vesh t’i ndërrojnë vendet, raporton Klankosova.tv

Ai iu referua postit të zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, pozitë kjo në të cilën ishte propozuar Konjufca, në kabinetin qeveritar, që s’i mori votat e nevojshme, më 26 tetor.

“Unë e marrë vendin e Glaukut e Glauku timin”, është shprehur ai.

Në testin për t’u ribërë kryeministër, Kurti dështoi, pasi nuk i mori votat e nevojshme për një Qeveri ‘Kurti 3’. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme