Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juniku po përballet me mungesë të ujit të pijshëm (VIDEO)

NULL NULL
04.11.2025 07:58

Gazetari Valdrin Daci sot përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për problemin me të cilin po përballen qytetarët e Junikut.

Ai u shpreh se që nga dje, ata kanë mungesë të ujit të pijshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Komuna e Junikut ka filluar që përsëri të përballet me reduktimet e ujit të pijes. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar dje se Juniku për shkak të rënies së burimeve të ujit, u janë kthyer reduktimet, ku qytetarët e Junikut nga dje e deri në njoftimin e radhës do të përballen për katër ose pesë orë me reduktime të ujit të pijes”, u shpreh Daci.

lajme të ngjashme