LDK në garë për 9 komuna në balotazh, Abdixhiku: Le të fitojmë! NULL NULL 03.11.2025 10:53 03.11.2025 10:53 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nisjes së fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke shprehur besimin për fitore në komunat ku LDK-ja garon në balotazh. Ai ka renditur kandidatët e partisë në disa komuna, duke bërë thirrje për mobilizim deri më 9 nëntor, njofton Klankosova.tv “Le të fitojmë! Në Prishtinë me Përparimin. Në Pejë me Gazin. Në Obiliq me Xhafën. Në Viti me Sokolin. Në Junik me Ruzhdën. Në Dragash me Bexhetin. Në Suharekë me Ardianin. Në Gjilan me Arbërin. Në Fushë Kosovë me Besnikun. Në Kosovë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.