Raportohet se është përfshirë nga zjarri hoteli i deputetit të VV-së, Halil Thaçi NULL NULL 01.11.2025 14:27 01.11.2025 14:27 Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Obiliq. Bazuar në raportimin e “Indeksonline”, flakët kanë përfshirë hotelin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili po garon edhe për kryetar të komunës. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.