Zëri i luftëtarëve të lirisë u dëgjua edhe në Vatikan NULL NULL 01.11.2025 13:30 01.11.2025 13:30 Hysni Gucati dhe Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u pritën sot në takim nga Arqipeshkv Vincenzo Paglia, këshilltar papnor dhe president i Akademisë Papnore për Jetën, figurë e njohur dhe me ndikim në Vatikan. Në njoftimin e lëshuar nga OVL e UÇK-së, bëhet e ditur së në takim u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri. “U theksua domosdoshmëria që çdo proces drejtësie të mbështetet në parimet e barazisë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Arqipeshkv Paglia shprehu mirëkuptim dhe vlerësim për përpjekjet e komunitetit të luftëtarëve të lirisë në ruajtjen e së vërtetës dhe në promovimin e paqes përmes kujtesës dhe dialogut. “Ne shprehim mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e tij, duke besuar se ky takim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësi, të vërtetë dhe dinjitet njerëzor”.