Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk është VIP Labinot Rexha”, kush meriton të jetë pjesë e BBVK4? (VIDEO)

NULL NULL
01.11.2025 10:45
Këngëtari Labinot Rexha, Kosova Today Klan Kosova

Në emisionin “Weeknd” në Klan Kosova është diskutuar lidhur me profilet e banorëve të “Big Brother Vip Kosova”.

Të ftuar ishin gazetarja Diona Haxhiu, Baki Zeqiri dhe gazetari Avdyl Kameraj.

Kameraj, gjatë diskutimit, shprehu mendimin se modelja Juliana Nura nuk e ka merituar të jetë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, dhe shtoi se as Labinot Rexha nuk e meriton këtë mundësi.

Sipas tij, këngëtari Labinot Rexha nuk është VIP.

“Përzgjedhja e banorëve duhet të bëhet ndryshe, duke pasur parasysh një bagazh që publiku të dijë çfarë mund të presë. Kishim një rast konkret me zhurmën e panevojshme të Labinot Rexhës. Ky është një model përfitimi direkt. Mendoj se Labinot Rexha nuk është VIP,” tha Kameraj.

lajme të ngjashme