Përmbysja e urës mbi Ibër, Nimani thotë se dëmet kapin vlerën e qindra mijëra eurove NULL NULL 01.11.2025 10:29 01.11.2025 10:29 Foto nga Jepi Zë Jahir Nimani, pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, e cila u përmbys nga uji në orët e para të së shtunës, ka deklaruar se dëmi në punishte është i madh. Në një prononcim për Klankosova.tv, Nimani deklaroi se dëmet kapin qindra mijëra euro. Ai bëri të ditur se niveli i ujit në punishten e ndërtimit ka rënë paksa dhe se kompania ka nisur procesin e sanimit të dëmeve dhe largimin e ujit. Pronari shtoi se shkak për incidentin ka qenë faktori njerëzor, pasi sipas tij, uji është lëshuar nga ndërrimi që ka punuar gjatë natës. Sipas tij, nuk dihet ende kush ka dhënë urdhrin për lëshimin e ujit. Ai njoftoi gjithashtu se rasti është raportuar në Polici rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku është intervistuar nga organet e rendit. Përmbyset vendpunishtja e urës për këmbësorë mbi Ibër (VIDEO)