Dronë në vend të ushtarëve, çfarë ndryshime parasheh Amerika në Ballkan? (VIDEO) NULL NULL 30.10.2025 13:50 30.10.2025 13:50 Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë zëvendësimin e njësiteve ushtarake në Ballkan, me përdorimin e dronëve. Ky ndryshim duket se është një nga politikat e reja të Administratës Trump. Sa do të ndikojë kjo në sigurinë e rajonit u diskutua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova. Esat Çollaku tha se kjo gjë pritet të ketë ndikim dhe sipas tij megjithatë prania njerëzore në terren rrit sigurinë. Derisa, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, tha në Klan Kosova se ndryshimet në ushtrimet e ShBA-së kanë filluar një vit më parë. “Kanë filluar nga karaullat të cilët kanë pasur ushtarë statik, derisa tani janë zëvendësuar me dronë e së shpejti edhe me robotë”, deklaroi ai. Cilat janë ndryshimet që pritet të ndodhin në ushtrinë amerikane? Ndiqni bisedën në studio: